Muaji Prill i është kushtuar ndërgjegjësimit për Autizmin – një çrregullim neurozhvillimor që prek miliona njerëz në mbarë botën. Kjo është një kohë e rëndësishme për të ngritur zërin, për të shpërndarë informacion dhe për të nxitur përfshirjen e personave me spektrin e autizmit në çdo aspekt të jetës sociale.
Në këtë kuadër, më 2 Prill, në ditën ndërkombëtare të Autizmit, gjimnazi “Kristo Frashëri”, në bashkëpunim me shërbimin psiko-social dhe me mbështetjen e mësueses Suzana Fuçia, organizoi aktivitetin me temë: “Ndërgjegjësimi dhe mbështetja e personave me Autizëm.”
Nxënësit u angazhuan me pasion përmes pikturave dhe eseve të përgatitura nga vetë ata, duke sjellë mesazhe mbështetjeje, pranimi dhe dashamirësie. Aktiviteti u shoqërua edhe me një diskutim të hapur mbi mënyrat konkrete se si të rinjtë mund të kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi më përfshirës, pa paragjykime dhe miqësor – si në klasë, ashtu edhe në jetën e përditshme.
Ky aktivitet kishte një ndikim të madh, drejt krijimit të një shoqërie që i sheh të gjithë me sytë e barazisë dhe pranimit.
“Ndërgjegjësimi është i rëndësishëm, por pranimi është thelbësor.”